Të paktën 27 trupa të emigrantëve të nisur për në Evropë janë gjetur në breg në Libinë perëndimore gjatë orëve të vona të së shtunës.
Trupat e emigrantëve, duke përfshirë një foshnjë dhe dy gra, janë gjetur në rrugën më vdekjeprurëse të migracionit në botë.
Ata u gjetën në dy vende të veçanta në qytetin bregdetar të Khoms, rreth 90 kilomtera nga Tripoli, thonë nga dega e Gjysmëhënës së Kuqe atje, raporton “Al Jazeera”.
Përveç viktimave, edhe tre migrantë të tjerë u shpëtuan, derisa ekipet e kërkimit ishin duke punuar për të gjetur edhe të tjerët.
"Gjendja e avancuar e dekompozimit të trupave tregon se anija ka ndodhur disa ditë më parë," tha një zyrtar i sigurisë për agjencinë e lajmeve AFP, duke shtuar se numri mund të rritet.
Imazhet e publikuara nga mediat libiane tregojnë kufoma të rreshtuara përgjatë bregut dhe më pas të vendosura në çanta trupash.
Emigrantët dyshohet të kenë vdekur në përmbytjet e fundit të anijeve në Libi, një pikë kyçe nga ku nisen emigrantët afrikanë dhe aziatikë, të cilët bëjnë përpjekje për të arritur në Evropë.
Rreth një mijë e 500 emigrantë janë mbytur në aksidente të shumta varkash dhe përmbytje të anijeve në rrugën e Mesdheut Qendror këtë vit, sipas agjencisë së emigracionit të OKB-së.
Tragjedia e fundit vjen vetëm disa ditë pasi 160 emigrantë vdiqën brenda një jave në incidente të ngjashme, duke e çuar numrin total të jetëve të humbura këtë vit në një mijë e 500, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin (IOM).
IOM thotë se më shumë se 30 mijë emigrantë janë kapur në të njëjtën periudhë dhe janë kthyer në Libi. Bashkimi Evropian ka bashkëpunuar ngushtë me Rojet Bregdetare Libiane për të ulur numrin e emigrantëve që mbërrijnë në brigjet evropiane.