Presidenti i Çadit, Idriss Deby, ka vdekur të martën teksa po i vizitonte trupat ushtarake në vijën e frontit të betejës kundër rebelëve veriorë, vetëm një ditë pas që ishte shpallur fitues në zgjedhjet presidenciale.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar një zëdhënës ushtarak. 68-vjeçari Deby kishte ardhur në pushtet gjatë rebelimit të vitit 1990 dhe ishte njëri prej liderëve me qeverisjen më të gjatë në Afrikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi gjatë së hënës u ishte bashkuar trupave që po luftonin kundër atyre që Deby i quante terroristë, pasi që rebelët e vendosur përgjatë kufirit verior të vendit me Libinë kanë avancuar me qindra kilometra drejt jugut të kryeqytet, N’Djamena.
Shkaku i vdekjes së tij ende nuk është bërë i ditur. Qeveritë perëndimore e konsideronin Debyn si një aleat në luftën kundër grupeve ekstremiste islamike, si Boko Haram dhe grupet e lidhura me “Al-Qaedan” dhe Shtetin Islamik në Sahel. Fitorja në zgjedhje ia kishte siguruar atij mandatin e gjashtë në detyrë, por votimet e 11 prillit ishin bojkotuar nga liderët opozitarë.