Ushtria në shtetin afrikan Çad ka shpallur fitoren kundër rebelëve veriorë pas javësh luftimesh.
Konflikti kundër rebelëve me bazë në Libi e çoi vendin në një krizë kur presidenti Idriss Déby vdiq pasi u plagos në vijën e frontit muajin e kaluar.
Pushtimi ushtarak nën udhëheqjen e djalit të Débyt është dënuar nga opozita dhe grupet e shoqërisë civile, duke çuar në protesta.
Grupi rebel thotë se nuk është në dijeni të përfundimit të luftimeve.
Sidoqoftë një paradë fitoreje u zhvillua nëpër rrugët e kryeqytetit, N'Djamena, që synonte rritjen e popullaritetit të ushtrisë të Çadit në një kohë të pasigurisë së madhe në vend.
Disa njerëz brohorisnin ndërsa ushtarët u kthyen nga vija e frontit në një paradë tankesh dhe mjetesh të blinduara.
Edhe
Forcat e Çadit vrasin së paku 60 demonstrues
Në një bazë të ushtrisë, gazetarëve iu treguan dhjetëra njerëz që thuhej se ishin kapur gjatë luftimeve me rebelët.
Çadi vlerësohet se ka një nga ushtritë më të stërvitura dhe të pajisura më mirë në Afrikën Perëndimore dhe është një nga vendet e mbështetura nga Perëndimi "G5" që lufton me militantët islamikë në rajonin e Sahelit.