Qeveria e përkohshme ushtarake e Çadit ka bërë të ditur se nuk do të negociojë me rebelët të fajësuar për vrasjen e presidentit Idris Derbi Itno, duke ngritur spektrin se luftëtarët rebelë mund t’i jetësojnë kërcënimet për ta sulmuar kryeqytetin.
Televizioni shtetëror ka emetuar pamje të qindra pengjeve, duke i prezantuar si kryengritës, që janë sjellë në një burk në kryeqytet.
Rebelët çadianë, të njohur me akronimin FAKT, e kanë bazën në Libinë jugore dhe besohet se kaluan kufirin me Çadin në prill.
Në një adresim televiziv, zëdhënësi i ushtrisë, gjenerali Azem Bermandoa Aguma, ka thënë se assesi nuk mund të ketë negociata me rebelët.
Zyrtarët refuzojnë në mënyrë kategorike që të negociohet me grupe ilegale që sfidojnë sovranitetin e vendit.
Ushtria e ka pranuar se disa nga kryengritësit ia kanë dalë të arratisen në drejtim të kufirit të Çadit me Nigerinë. Çadi kërkon ndihmën e Qeverisë nigeriane për kapjen e tyre.