Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bota përgatitet për luftë të re

Pas luftës që ka shpërthyer në Sudan në mes të gjeneralëve që janë kthyer kundër njëri-tjetrit, bota ka shqetësim nëse Çadi do të jetë pika e re e krizës në kontinentin afrikan. Situata është jashtëzakonisht jostabile dhe kjo u vu re kur protestat e tetorit të shkuar përfunduan me 128 të vrarë nga ushtria.

Një diplomat perëndimor, duke folur në kushte anonimiteti, ka thënë për “Washington Postin” se shteti kërcënohet nga një sulm jo vetëm prej brenda, por edhe prej jashtë nga grupet rebele, që kanë baza në shtetet përreth, në Libi, Sudan dhe Afrikën Qendrore.

“Janë mijëra arsye për shqetësim”, ka thënë një tjetër diplomat, duke iu referuar armiqve të brendshëm dhe jashtëm të qeverisë së Çadit.

Grupet rebele nga rajoni janë të lidhura me mercenarët rusë të “Wagnerit”, që për shumë vite ka pasur detyrë ta zgjerojë ndikimin rus në shtetet afrikane, ka shkruar WP. “Wagneri” ia ka arritur qëllimin dhe tashmë thuhet se ka lëshuar rrënjë në tetë nga 13 shtete që i ka pasur cak në Afrikë.

Më së rëndi thuhet të jetë Çadi.

Edhe Abuzimi i refugjatëve në Çad nga punonjësit e organizatës “Mjekët pa Kufij” Botë 1 muaj më parë Abuzimi i refugjatëve në Çad nga punonjësit e organizatës “Mjekët pa Kufij”

Sipas disa dokumenteve amerikane, që rrodhën në publik së fundmi, banorët e rinj të Çadit, shtet i ndarë edhe në vija fisnore, kanë udhëtuar drejt qendrave të “Wagnerit” për disa muaj për “t’u ushtruar” me rusët.

Në Afrikë, Rusia përdor qeveritë e lëkundura në mënyrë që t’i mbajë regjimet në pushtet duke u ofruar ndihmë e duke marrë në këmbim qasje në burimet natyrore të Afrikës, si ari, mineralet e energjia. Për dallim nga Perëndimi, Rusisë nuk i interesojnë të drejtat dhe liritë e njeriut në këto shtete.