Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

UNHCR-ja ka frikë nga eksodi i refugjatëve nga Sudani

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët ka paralajmëruar për zhvendosje të mëtejshme të njerëzve nga Sudani pasi mijëra njerëz mësyn Çadin fqinj dhe Sudanin e Jugut.

Ajo ka bërë të ditur se të paktën 20 mijë refugjatë nga Sudani kishin mbërritur në Çad dhe rreth 4 mijë refugjatë sudanez nga jugu - të cilët kishin jetuar në Sudan - ishin kthyer në vendin e tyre, por paralajmëroi se këto shifra mund të rriteshin.

Duke iu drejtuar konferencës së OKB-së në Gjenevë, Olga Sarrado ka theksuar se UNHCR-ja po i përshkallëzonte operacionet e saj pasi luftimet në vendin afrikan dukej se ka të ngjarë të detyrojnë më shumë njerëz të largohen për zona më të sigurta.

UNHCR-ja ka njoftuar se mbi 800 mijë refugjatë nga Sudani i Jugut jetojnë në Sudan, një e katërta e të cilëve janë në Khartoum dhe janë të prekur drejtpërdrejt nga luftimet.

Shefja e agjencisë në Sudanin e Jugut ka thënë se ekipi i saj po planifikonte “skenarin më të mundshëm” të 125 mijë njerëzve që u larguan nga luftimet në Sudanin e Jugut duke u kthyer në atë vend dhe 45 mijë refugjatë të tjerë që do t’u bashkoheshin atyre.