Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka thënë se lufta në Sudan është duke dalë jashtë kontrollit, derisa bëri thirrje për ndalimin e luftimeve dhe përfundimin e dhunës.
Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) të cilat thuhen se mbështeten nga Emiratet e Bashkuara, kanë pushtuar El Fasherin javën e kaluar pas rreth 18-muajsh përpjekjesh. Disa ushtarë kanë publikuar video të civilëve duke u qëlluar, përfshirë edhe në maternitetin e qytetit.
Lufta civile që po zgjat tash e dy vjet mes forcave të armatosura sudaneze dhe RSF-së kanë shkaktuar sipas OKB-së një nga krizat humanitare më të këqija të shekullit 21. Më shumë se 150.000 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 14 milionë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, shrkuan The Guardian.
Prokurorët në gjykatën ndërkombëtare penale thanë të hënën se po mblidhnin prova për vrasje masive, përdhunime dhe krime të tjera të dyshuara në El Fasher.
Guterres i ka inkurajuar palët të ulen në tavolinën e negociatave dhe të përfundojnë “këtë dhunë të tmerrshme, menjëherë”.
“Kriza e tmerrshme në Sudan është duke dalë jashtë kontrollit”, ka thënë ai.
-
OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave paraushtarake në Sudan
-
SHBA-ja bën thirrje për ndërprerje të furnizimit me armë për paramilitarët e Sudanit
-
Ministrat e Jashtëm bëjnë thirrje për armëpushim në Sudan
-
“Nuk mund të fshihesh nga një sulm me dronë”: Terrori nga qielli në Sudan
-
Rrëfime tronditëse nga Sudani: dhunë seksuale dhe rrëmbime gjatë luftës