Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OKB: Mbi 100 mijë persona kanë ikur nga Sudani që nga fillimi i luftimeve

Më tepër se 100 mijë persona kanë ikur nga Sudani që nga fillimi i luftimeve mes forcave rivale më 15 prill, ka njoftuar Organizata e Kombeve të Bashkuara, raporton BBC. 

Zyrtarët kanë paralamëruar katastrofë të madhe nëse luftimet nuk ndalojnë.

Mbi 334 mijë persona janë zhvendosur brenda Sudanit.

Luftimet po vazhdojnë në kryeqendër të Sudanit, Khartoum, mes ushtrisë dhe paramilitarëve të Forcave për Përkrahje Rapide (RSF), përkundër dakordimit të armëpushimit.

Të hënën, i dërguari special i OKB-së në Sudan, Volker Perthes, ka thënë për agjencinë “AP” se dy palët janë pajtuar të bisedojnë për “një armëpushim të besueshëm dhe stabil”.

Arabia Saudite është arenë potenciale e bisedimeve, ka thënë Perthes.

Edhe Guterres: Lufta civile në Sudan ka dalë jashtë kontrollit Botë Guterres: Lufta civile në Sudan ka dalë jashtë kontrollit

Nëse mbahen bisedimet, atëherë do të jetë takimi i parë mes dy palëve që nga fillimi i konfliktit.

Më tepër se 500 persona janë vrarë dhe mbi 4000 janë plagosur në luftime, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Sudanit.