Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Luftime të reja në kryeqytetin sudanez, Khartoum

Luftimet midis palëve ndërluftuese të Sudanit vazhduan të dielën pas javësh konflikti që ka vrarë qindra persona dhe e ka shtyrë vendin afrikan në prag të kolapsit.

Tymi i zi u pa që dilte nga një zonë industriale në kryeqytetin Khartoum.

Luftimet shpërthyen më 15 prill midis ushtrisë, të udhëhequr nga gjenerali Abdel-Fattah Burhan, dhe një grupi rival paraushtarak të quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), të komanduara nga gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo. Të paktën 550 njerëz janë vrarë, përfshirë civilë, dhe më shumë se 4.900 janë plagosur që nga e hëna.

Artikuj të ngjashëm