Të paktën 35 persona kanë humbur jetën pasi një treg në kryeqendrën e Sudanit, Khartoum, është goditur “nga mjete shpërthyese”, është bërë e ditur nga Mjekët pa Kufij (MSF), raporton BBC.
MSF-ja ka thënë se më tepër se 60 persona janë lënduar në sulmin.
Vullnetarët lokalë kanë thënë se një aeroplan luftarak ka bombarduar tregun Qouro në jug të Khartoumit të dielën.
Fraksione rivale ushtarake janë duke luftuar në Sudan që nga prilli.
MSF-ja ka thënë se “armë shpërthyese” kanë goditur tregun dhe se po vazhdojnë granatimet në Khartoum.