Botë

Së paku 17 të vdekur nga bombardimet në kryeqytetin sudanez

Së paku 17 persona, në mesin e tyre pesë fëmijë, janë vrarë nga bombardimet në kryeqytetin e Sudanit, Khartoumin.

Nga bombardimet ajrore të shtunën janë shkatërruar 25 shtëpi në lagjen Yarmouk. Bombardimi është bërë vetëm një ditë pasi gjenerali kërcënoi se do të ashpërsonte sulmet ndaj forcave paramilitare.

Luftimet mes ushtrisë sudaneze dhe paramilitarëve RSF kanë nisur në muajin prill si rezultat i përplasjes për pushtet mes dy komandantëve.

Më shumë se një mijë civilë janë vrarë ndërkaq janë plagosur qindra të tjerë.

Disa armëpushime kanë mundësuar tërheqjen e banorëve nga qytetet në të cilat janë zhvilluar luftimet.

Cak i sulmeve të fundit ishin civilët në qytetet Mayo, Yarmouk dhe Mandela.

Që prej fillimit të konfliktit, mijëra civilë kanë ikur në Chadin fqinj.