Shpërthime të fuqishme dhe të shtëna armësh janë dëgjuar në Khartoum të shtunën, ani pse dy palët luftuese ishin pajtuar për armëpushim treditësh me qëllim që sudanezët ta festonin Bajramin e Madh.
Për më shumë se një javë ushtria dhe njësitet speciale janë duke luftuar me njëra-tjetrën për ta marrë pushtetin në Sudan.
Tymi i madh shihej nga kryeqyteti sudanez, epiqendër e luftimeve mes dy gjeneralëve që duan të jenë në krye të shtetit.
Dy përpjekje të tjera për armëpushim gjatë javës kanë dështuar brenda pak orësh.
Organizatat ndërkombëtare kanë raportuar se më shumë se 300 persona janë vrarë në luftimet e kësaj jave.
Të shtunën, ushtria sudaneze ka njoftuar se diplomatët dhe shtetasit e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës dhe Kinës pritet të evakuohen nga Sudani.
Përveç largimit të tyre, mijëra banorë janë larguar nga kryeqyteti shkaku i luftimeve të ashpra.