Armëpushimi midis palëve ndërluftuese të Sudanit duket se po respektohet në Khartoum, pasi bisedimet për të vendosur armëpushimin e lëkundshëm filluan gjatë fundjavës.
Tri javë luftimesh të ashpra midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë, ose RSF, kanë vrarë qindra persona dhe e kanë shtyrë vendin afrikan në prag të kolapsit.
Negociatat, të parat që nga shpërthimi i luftës për pushtet më 15 prill, u zhvilluan në qytetin bregdetar të Arabisë Saudite, Xhedah, në Detin e Kuq, sipas një deklarate të përbashkët saudito-amerikane.
Bisedimet janë pjesë e një nisme diplomatike të propozuar nga mbretëria saudite dhe SHBA-ja që synon të ndalojë luftimet, të cilat i kanë kthyer Khartumin dhe zonat e tjera urbane në fusha beteje dhe kanë dëbuar qindra mijëra nga shtëpitë e tyre.
-
Ministrat e Jashtëm bëjnë thirrje për armëpushim në Sudan
-
Ndërmjetësit kërkojnë 10 ditë armëpushim SHBA-Iran
-
Trump: Bisedimet me Iranin do të vazhdojnë, por armëpushimi ka marrë fund
-
Rrëfime tronditëse nga Sudani: dhunë seksuale dhe rrëmbime gjatë luftës
-
Gjashtë persona vriten në sulmin izraelit në Liban, ndërsa SHBA-ja insiston se po funksionon armëpushimi