Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkelet prapë marrëveshja e armëpushimit në Sudan, dëgjohen të shtëna

Të shtënat me armë zjarri u dëgjuan në Khartoum të hënën, pavarësisht se ushtria sudaneze dhe paraushtarakët rivalë të saj thanë të dielën se do të zgjasin armëpushimin edhe për 72 orë të tjera.

Ky vendim pasoi presionin ndërkombëtar për të lejuar kalimin e sigurt të civilëve dhe ndihmave. Marrëveshja për armëpushim ka deskaluar luftimet në disa zona, por dhuna vazhdon t'i shtyjë civilët të largohen. Grupet e ndihmave gjithashtu kanë hasur në pengesa për të futur furnizimet e nevojshme në vend.

Konflikti në kryeqytetin sudanez shpërtheu më 15 prill midis ushtrisë së vendit dhe forcave paraushtarake dhe kërcënon ta shtyjë Sudanin në një luftë civile. OKB-ja paralajmëroi të dielën se kriza humanitare në Sudan ishte në "një pikë kritike".