Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se palët në luftë në Sudan janë pajtuar për një armëpushim prej 72-orëve, duke filluar nga mesnata, raporton BBC.
Është armëpushimi i tretë i njoftuar që kur shpërtheu dhuna në Sudan këtë muaj, por në rastet e kaluara palët nuk iu përmbajtën armëpushimit.
Blinken ka thënë se marrëveshja me Forcat e Armatosura Sudaneze dhe me paramilitarët e Forcave të Përkrahjes Rapide (RSF) erdhi pas 48 orëve negociata.
Së paku 400 persona mësohet se kanë vdekur që nga shpërthimi i dhunës.
“Ne rikonfirmojmë përkushtimin tonë ndaj një armëpushimi të plotë gjatë kësaj periudhe”, është thënë në deklaratë të RSF-së.
Ushtria e Sudanit nuk ka komentuar publikisht.