Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Palët ndërluftuese të Sudanit bien dakord për armëpushim 7-ditor

Palët ndërluftuese të Sudanit kanë arritur marrëveshje në parim për një armëpushim shtatëditor nga e enjtja, ka njoftuar Sudani Jugor fqinj, raportoi “Al Jazeera”.

Një deklaratë e lëshuar të martën nga Ministria e Jashtme e Sudanit Jugor, e cila ka ofruar të ndërmjetësojë në konflikt, tha se presidenti i saj, Salva Kiir, ka theksuar rëndësinë e një armëpushimi më të gjatë dhe të emërimit të të dërguarve në bisedimet e paqes, për të cilat të dyja palët kanë rënë dakord.

Zyrtarët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë thënë se lufta e Sudanit ka detyruar 100 mijë njerëz të ikin përtej kufijve të tij dhe se luftimet që kanë hyrë në javën e tretë tashmë, po krijojnë një krizë humanitare.

Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi tha se Kajro do të ofrojë mbështetje për dialogun në Sudan midis palëve rivale, por duke qenë i kujdesshëm të mos ndërhyjë në çështjet e tyre të brendshme.

Artikuj të ngjashëm