Armëpushimi në Sudan, që hyri në fuqi gjatë mesnatës, duket se po respektohet nga palët luftuese. Është armëpushimi i tretë që kur shpërtheu dhuna në këtë shtet këtë muaj, por dy të parët nuk u respektuan.
Të hënën sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi se është arritur pajtim për armëpushim 72-orësh në mes të Ushtrisë dhe Forcave të Përkrahjes Rapide, pas 48 orësh negociata.
Të paktën 400 persona janë vrarë që kur shpërthyen luftimet më 15 prill.
Të dyja palët kanë njoftuar ndaras për armëpushimin.
Sekretari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se dhuna në Sudan rrezikon “shpërthim katastrofal” që do të prekte tërë rajonin dhe më gjerë, shkruan BBC.
Edhe
Gjashtë persona vriten në sulmin izraelit në Liban, ndërsa SHBA-ja insiston se po funksionon armëpushimi
Që kur shpërtheu dhuna, banorëve të kryeqytetit Kartum u është bërë thirrje të qëndrojnë brenda, dhe furnizimet ushqimore kanë nisur të shpenzohen. Bombardimet kanë dëmtuar infrastrukturën e rëndësishme, përfshirë edhe tubacionet e ujit, që nënkupton se njerëzit do të detyrohen të pinë ujë nga lumi Nil.
Ka pasur shpresë se armëpushimi do t’ua mundësonte civilëve largimin nga qyteti. Qeveritë e huaja po ashtu shpresojnë se do të mundësohet evakuimi nga i gjithë shteti.