Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulm ajror në Sudan, raportohet për të paktën 20 të vdekur

Një sulm ajror në kryeqendrën e Sudanit ka lënë të vdekur të paktën 20 persona, përfshirë dy fëmijë, raporton BBC.

Shumica e viktimave të sulmit, në lagjen Kalakla al-Qubba në jugperëndim të Khartoumit, janë varrosur nën rrënoja, kanë thënë aktivistët.

Është raportuar për sulme me artileri e raketa në disa zona të dielën.

Ushtria e Sudanit dhe paraushtarakët e RSF-së kanë luftuar që nga prilli për të marrë kontrollin e Khartoumit. Qindra persona kanë vdekur deri më tash.

Ministria e Shëndetësisë e Sudanit ka thënë se më tepër se 1100 persona kanë vdekur në gjithë shtetin, por shifrat pretendohet se janë dukshëm më të larta.

Shumë civilë janë zënë mes dy zjarreve. Afro 2.2 milionë janë zhvendosur brenda Sudanit dhe rreth gjysmë milionë janë strehuar në shtetet fqinje, siç është njoftuar nga Kombet e Bashkuara.