Lufta mes ushtrisë së Sudanit dhe forcës paramilitare ka zhvendosur mbi 1.3 milionë persona, ka thënë agjencia për migrim e Kombeve të Bashkuara.
Organizata Ndërkombëtare për Migrim ka thënë se përplasjet kanë detyruar mbi 1 milion njerëz t’i lënë shtëpitë e tyre për në zona më të sigurta brenda Sudanit. Rreth 320,000 janë larguar në shtete si Egjipti, Chadi, Etiopia, etj.
Luftimet nisën më 15 prill pas muajve tensioni mes ushtrisë dhe forcave të tjera paramilitare, raportoi AP.
Nga konflikti deri tash kanë vdekur 863 civilë, përfshirë 190 fëmijë dhe janë lënduar mbi 3,530.
Egjipti ka mirëpritur numrin më të madh të atyre që kanë ikur, me të paktën 132,360 sudanezë, ndjekur nga Chadi.
Të gjitha përpos një province të Sudanit përjetuan zhvendosje.
-
OKB: Mbi 100 mijë persona kanë ikur nga Sudani që nga fillimi i luftimeve
-
OKB: Gati 118 milionë njerëz u zhvendosën për shkak të konfliktit apo persekutimit më 2025
-
Guterres: Lufta civile në Sudan ka dalë jashtë kontrollit
-
Uria përhapet në dy zona të tjera në Sudanin e shkatërruar nga lufta
-
Ministrat e Jashtëm bëjnë thirrje për armëpushim në Sudan