Forcat e sigurisë në Çad kanë hapur zjarr ndaj protestuesve kundër qeverisë, duke lënë të vdekur së paku 60 persona.
Forcat e sigurisë kanë vrarë demonstruesit në dy qytet më të mëdha të Çadit.
Autoritetet kanë vendosur orë policore pas dhunës që nisi me protestën kundër zëvendës-liderit Mahamat Idriss Deby, të cilit i është zgjatur pushteti për dy vjet.
Trazirat e së enjtes ishin shenjë e rrallë e pakënaqësisë në shtetin afrikan, në të cilin kishte pak pakënaqësi publike edhe gjatë regjimit të babait të Debyt.
Ai drejtoi shtetin për më shumë se tre dekada deri në vrasjen e tij gjatë vitit të kaluar. Franca dhe Unioni Afrikan kanë dënuar brutalitetin e forcave të sigurisë ndaj demonstrueseve.
Organizatat për të drejtat e njeriut kanë bërë thirrje për ndalim të përdorimit të forcës ndaj protestuesve.
Qeveria e Çadit ka bërë të ditur se 30 demonstrues kanë vdekur në kryeqytetin N’Djamena. Organizatorët e marshit kanë thënë se dhjetëra protestues të tjerë janë plagosur. Ndërkaq, 32 protestues të tjerë janë vrarë në qytetin tjetër Moundou.