Përleshjet midis minatorëve informalë të arit në një pjesë të largët të Çadit verior kanë lënë rreth 100 të vdekur dhe 40 të plagosur, ka thënë Qeveria.
Ajo që filloi s mosmarrëveshje e zakonshme mes dy individëve, degjeneroi”, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Daoud Yaya Brahim, për agjencinë e lajmeve AFP.
Distrikti malor, Kouri Bougoudi pran kufirit me Libinë tërheq minatorët nga i gjithë Çadi dhe fqinjët e tij.
Përplasjet ndodhën javën e kaluar, por detajet kanë dalë tani.
Qeveria dërgoi një mision në zonën e prekur, rreth 1000 kilometra në veri-lindje të kryeqytetit, ku dolën lajmet për dhunë.
Një kontingjent i madh ushtarak ka rikthyer qetësinë në zonë, ka thënë ministri.
Ai shtoi se përleshjet ishin mes njerëzve nga Mauritania dhe Libia.
Edhe
9 të vdekur e mbi 40 të lënduar nga shpërthimi në depon e municionit në Çad
Por javën e kaluar, Mahamat Nour Ibedou, kreu i Komisionit Kombëtar të të Drejtave të Njeriut të Çadit, tha se ushtarët që u dërguan për të ndërhyrë “qëlluan mbi njerëzit”, citon AFP të ketë thënë atë.
Ai, dhe një lider i opozitës, thanë se numri i të vdekurve është 200, por autoritetet e mohojnë këtë dhe thonë se nuk janë përgjegjës, raporton AFP.
Të gjitha aktivitetet e nxjerrjes së arit në Kouri Bougoudi tani janë pezulluar.