Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kina mohon akuzat për gjenocid mbi ujgurët në Xinjiang

Autoritetet kineze kanë hedhur poshtë “akuzat shpifëse” mbi gjendjen e ujgurëve myslimanë në Xinjiang, teksa fuqitë perëndimore dhe Turqia kanë shprehur shqetësime dhe kanë kërkuar qasje për OKB-në në rajon.

Aktivistët dhe ekspertët e OKB-së për të drejtat e njeriut kanë thënë se të paktën 1 milion myslimanë janë të burgosur në kampet e Xinjiangut. Kina i ka mohuar abuzimet dhe ka bërë të ditur se kampet e saj ofrojnë trajnime profesionale dhe janë të domosdoshme për luftimin e ekstremizmit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, ka thënë se vendi është duke i zbatuar masat kundër terrorizmit në përputhje me ligjin dhe se Xinjiangu gëzon “stabilitet shoqëror dhe zhvillim të qëndrueshëm”, pas katër vjetësh pa ndonjë “rast terrorist”.