Nëntëmbëdhjetë pjesëtarë të pakicës myslimane etnike ujgure të Kinës kanë paditur zyrtarët kinezë në sistemin turk të drejtësisë, duke i akuzuar për gjenocid, torturë, dhunim dhe krime kundër njerëzimit.
Avokati Gulden Sonmez ka thënë se ishte e domosdoshme për shkak se mekanizmat ndërkombëtarë nuk vepruan kundër autoriteteve kineze, që janë akuzuar për lehtësim të punës së detyrueshme, duke i mbajtur më shumë se një milionë ujgurë në kampe që nga viti 2016, raporton Reuters.
Kina fillimisht i ka hedhur pretendimet për kampet, por pastaj ka thënë se ato ishin qendra edukimi dhe se ishin dizajnuar për të luftuar ekstremizmin. I ka hedhur poshtë edhe akuzat për abuzim.
Artikuj të ngjashëm