Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ujgurët protestojnë para konsullatës kineze në Stamboll

Qindra ujgurë myslimanë kanë protestuar para konsullatës kineze në Stamboll për të shënuar përvjetorin e dy republikave jetëshkurtra të Turkistanit Lindor.

Protestuesit kanë thënë se sikur Kina të mos okuponte këtë pjesë, ujgurët myslimanë do ta kishin republikën e tyre. Në dekadat e fundit, ujgurët kanë ikur në drejtim të Turqisë për shkak të lidhjes kulturore.

Ata janë një grup turkik që jetojnë në rajonin kinez të Xinjangut. Më shumë se një milion ujgurë dhe minoritete të tjera myslimane janë duke u mbajtur nëpër kampe në Kinë.

Mbajtjen e tyre në këto kampe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë cilësuar si gjenocid.

Artikuj të ngjashëm