Kina po mbyll dhe po shkatërron xhamitë, ka thënë në një raport organizata Human Rights Watch.
Kjo është “përpjekje sistematike” për të ndaluar praktikën islame në Kinë, ka theksuar organizata.
Janë rreth 20 milionë myslimanë në Kinë, e cila zyrtarisht është ateiste por thotë se lejon lirinë fetare.
Megjithatë, aktivistë kanë thënë se ka pasur goditje ndaj objekteve fetare në vjetët e fundit – me Pekinin që kërkon kontroll më të madh, raportoi BBC.
Raporti erdhi pas provave të shkeljeve të të drejtave të myslimanëve ujgurë në Kinë.
Rreth 1300 xhami në Ningxia janë mbyllur dhe konvertuar që nga viti 2020. Ky numër paraqet një të tretën e totalit të xhamive në atë rajon.
Artikuj të ngjashëm
-
Kina e ndryshon komplet xhaminë e fundit të madhe, e kthen në stil kinez
-
Kinezët myslimanë përleshen me policinë për ta ndaluar prishjen e xhamisë
-
Nga abuzimi te shpresa: lufta e grave kundër martesave të detyruara në Kinë
-
Erëra të fuqishme në Kinë – personat e dobët paralajmërohen se mund t’i marrë era
-
Për të tretin vit radhazi bie popullsia e Kinës