Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OKB-ja akuzon Kinën për shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut ndaj myslimanëve ujgurë

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka akuzuar Kinën për "shkelje të rënda të të drejtave të njeriut" në një raport mbi akuzat për abuzim në provincën Xinjiang, shkruan BBC.

Kina i kërkoi OKB-së të mos publikojë raportin, të cilin Pekini e quajti një "farsë" të orkestruar nga fuqitë perëndimore.

Raporti vlerëson akuzat për abuzim kundër myslimanëve ujgurë dhe pakicave të tjera etnike, të cilat Kina i mohon.

Por hetuesit thanë se kishin zbuluar "prova të besueshme" të torturës që mund të përbënin "krime kundër njerëzimit".

Ata akuzuan Kinën për përdorimin e ligjeve të paqarta të sigurisë kombëtare për të kufizuar të drejtat e pakicave dhe për të krijuar një "sistem ndalimi arbitrar".

Raporti, i porositur nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, tha se të arrestuarit iu nënshtruan "modeleve të abuzimit" që përfshinin "dhunë seksuale dhe dhunë me bazë gjinore".

Edhe Kina akuzohet për krime kundër njerëzimit në rajonin mysliman Botë Kina akuzohet për krime kundër njerëzimit në rajonin mysliman

Të tjerët, thanë ata, u përballën me trajtim të detyruar mjekësor dhe "zbatim diskriminues të politikave të planifikimit familjar dhe kontrollit të lindjes".

OKB-ja rekomandoi që Kina të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për lirimin e "të gjithë individëve të privuar arbitrarisht nga liria" dhe sugjeroi që disa nga veprimet e Pekinit mund të përbëjnë "kryerje të krimeve ndërkombëtare, përfshirë krimet kundër njerëzimit".