Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Raporti i OKB-së përshkruan se si forcat izraelite rrahën e sulmuan seksualisht palestinezët e burgosur

Një raport i brendshëm i Kombeve të Bashkuara ka përshkruar abuzimin e të burgosurve palestinezë në qendrat e burgimit në Izrael, përfshirë rrahje, sulmet e qenve, sulmet seksuale e të tjera.

Raporti është përpiluar nga Agjencia e OKB-së për Ndihmë për Palestinën (UNRWA) dhe gjerësisht bazohet në intervistat e të burgosurve palestinezë kur u liruan e që stafi i UNRËA-s ishte prezent për të ofruar ndihmë.

Raporti thotë se mbi 1,000 të burgosur janë liruar nga dhjetori.

Izraeli ka mohuar pretendimet për abuzime, të cilën e ka quajtur propagandë të Hamasit. Ka publikuar emrat e 12 personave nga stafi i UNRWA-së që pretendon se ishin pjesë të sulmit të 7 tetorit.

Raporti thotë se punonjësit e UNRWA-së janë burgosur, shumica teksa kanë qenë duke kryer punë vullnetare, kanë qenë subjekt të abuzimit dhe se janë vënë nën presion.

Edhe OKB: Izraeli mund të ketë torturuar palestinezët e burgosur Botë OKB: Izraeli mund të ketë torturuar palestinezët e burgosur

Në të thuhet se izraelitët “përmes rrahjeve dhe keqtrajtimeve të tjera e kërcënimeve, donin të nxirrnin informacione operacionale dhe të merrnin pranime të detyruara”.

“Metodat e trajtimit të dobët të raportuara përfshijnë rrahjet fizike, kërcënime për të lënduar të burgosurit e familjet e tyre, sulmet nga qentë, ofendime ndaj dinjitetit personal dhe poshtërimi si detyrimi të bëjnë si kafshë ose urinoheshin, përdorimi i muzikës dhe zhurmave të larta, privimi nga uji, ushqimi, gjumi dhe banjo, mohimi i të drejtës për ta ushtruar fenë e tyre (për tu lutur) dhe mbajtja e gjatë e prangave të lidhura ngushtë duke shkaktuar plagë”, thuhet në raport.

Raporti përshkruan edhe sulmet e pretenduara me qen.

“Disa individë raportuan se u futën me forcë në qeli dhe u sulmuan nga qentë, me disa individë përfshirë një fëmijë që shfaqën kafshime qensh pas lirimit”.

Pretendimet në raport janë konsistente me ato që ka parë The Guardian dhe informacionet e mbledhura nga organizatat për të drejtat e njeriut.

Edhe OKB-ja thotë se Hamasi ka kryer dhunë seksuale në Izrael më 7 tetor Botë OKB-ja thotë se Hamasi ka kryer dhunë seksuale në Izrael më 7 tetor

Edhe pse nuk përmenden raste përdhunimi, përmenden sulme seksuale.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë lëshuar një deklaratë totalisht mohuese ndaj atyre që janë paraqitur në raportin e UNRWA-së.