Numri i njerëzve të vdekur si pasojë e aksidenteve me aeroplanë u rrit më 2020 në 299 në gjithë botën, pavarësisht rënies së numrit të fluturimeve si pasojë e pandemisë, ka bërë të ditur një kompani holandeze.
Në vitin 2020 ishin 40 aksidente me aeroplanë, pesë prej të cilave ishin fatale me 299 vdekje. Më 2019, numri i aksidenteve ishte dyfish më i lartë – 86 – e tetë prej tyre ishin fatale me 257 vdekje, ka thënë kompania që merret me të dhëna në aviacion “To70”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKompanitë e mëdha patën një aksident fatal në çdo 3.7 milionë fluturime.
Rritja e fataliteteve erdhi në një kohë kur fluturimet ranë për 42 për qind, në 24.4 milionë.
Shumica e vdekjeve ndodhën në janar kur një aeroplan ukrainas u qëllua në hapësirën ajrore të Iranit. Aty vdiqën 176 persona. incidenti i dytë më i rëndë ishte në maj kur një aeroplan pakistanez u përplas e ku mbetën të vdekur 98 persona.