Përplasjet kanë shpërthyer ndërmjet forcave armene dhe të Azerbajxhanit mbi rajonin e diskutueshëm Nagorno-Karabakh.
Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan tha se Azerbajxhani ka hdërmarrë sulm ajror dhe të artilerisë, porse forcat armene i kishin zmbrapsur duke rrëzuar dy helikopterë dhe tri drone, të dielën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAzerbajxhani ka deklaruar se Armenia ka filluar fushatë bombardimesh përgjatë gjithë vijës së frontit.
Konflikti i gjatë mes tyre është ndezur sërish në muajt e fundit, raporton BBC.
Luftimet kufitare gjatë korrikut lanë të vdekur së paku 16 persona.
Armenia dhe Azerbajxhani kanë qenë pjesë të Bashkimit Sovjetik para shpërbërjes në vitin 1991, transmeton KOHA. Për katër dekaka kanë ngecur në një konflikt të pazgjidhur mbi Nagorno-Karabakh, e njohur ndërkombëatrisht si pjesë e Azerbajxhanit por e kontrolluar nga armenët vendës.