Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia pret të regjistrojë vaksinën e dytë anti-COVID në mesin e tetorit

Rusia është duke pritur që të regjistrojë vaksinën e dytë poteniale kundër COVID-19 deri kah mesi i muajit tetor, ka raportuar agjencia e lajmeve “TASS”, duke cituar agjencinë ruse të mbikëqyrjes së sigurisë së konsumatorit “Rospotrebnadzor”.

Vaksina është zhvilluar nga Instituti “Vector”, që ka kompletuar testimet e fazës së parë në njerëz javën e shkuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vaksina pritet të regjistrohet më 15 tetor.

Rusia regjistroi vaksinën e parë kandidate në muajin gusht. Testimet e fazës së fundit, me së paku 40 mijë njerëz të përfshirë, janë duke vazhduar.