Rusia do të fillojë fazën e re të testimeve klinike të vaksinës kundër COVID-19 të quajtur “Sputnik V”, të miratuar nga Rusia, që do të përfshijë më shumë se 40.000 njerëz në Moskë.
RDIF, që e mbështet vaksinën, tha se prova të ngjashme do të mbaheshin edhe në pesë vende tjera.
Vaksina, e quajtur Sputnik V, është lavdëruar si e sigurt dhe efikase nga autoritetet ruse dhe shkencëtarët e vet pas dy muajsh të testimeve në masë të vogël, rezultatet e të cilave ende s’janë bërë publike.
Por ekspertët perëndimorë kanë qenë më skeptikë duke shprehur shqetësimin për të, para se të testohet ndërkombëtarisht dhe të ndjekë hapat e rregullatorëve për të dëshmuar që është e suksesshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia fillon vaksinimin për COVID-19
-
Rusia aprovon testimin e vaksinës për COVID-19 për personat mbi 60 vjet
-
Rusia do të nisë javën e ardhshme testimin e vaksinës anti-COVID në 40 mijë njerëz
-
Rusia aprovon versionin me një dozë të vaksinës Sputnik V
-
Rusia, duke u përballur me vonesa, drejtohet nga Kina për prodhim të vaksinës Sputnik V