Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia, duke u përballur me vonesa, drejtohet nga Kina për prodhim të vaksinës Sputnik V

Rusia është duke u drejtuar nga firmat prodhuese në kinë për të prodhuar vaksinën e saj antiCOVID, Sputnik V, në tentim për të përshpejtuar prodhimin, ndërsa kërkesat për këtë vaksinë po rriten, raporton agjencia AP.

Rusia ka njoftuar për tri marrëveshje të reja me total 260 milionë doza me kompanitë kineze të vaksinave në javët e fundit. Ky vendim nënkupton se mund të kenë qasje më të shpejt te vaksinat shtetet në Amerikën Latine, Lindje të Mesme apo Afrikë.

Kritikat e mëhershme për vaksinën Sputnik V janë heshtur kryesisht nga të dhënat e publikuara nga revista mjekësore britanike “The Lancet” ku thuhet se në shkallën e lartë të testimit vaksina është treguar e sigurt, dhe me një efikasitet rreth 91 për qind.

Mirëpo, ekspertët kanë vënë në pyetje nëse Rusia mund të plotësojë premtimet që u ka dhënë shteteve tjera nëpër botë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se kërkesat për Sputnik V tejkalojnë dukshëm kapacitetin prodhues në Rusi.

Edhe India aprovon prodhimin e vaksinës ruse "Sputnik V" Botë India aprovon prodhimin e vaksinës ruse "Sputnik V"

Për të rritur nivelin e prodhimit, Fondi Direkt Rus për Investime ka nënshkruar marrëveshje me disa prodhues në shtetet tjera, si Indi, Kore të Jugut, Brazil, Serbi, Turqi, Italia dhe vende tjera.

Airfinity, kompania për analiza shkencore me seli në Londër, llogarit se Rusia është pajtuar të furnizojë me 630 milionë doza të Sputnik V mbi 100 shtete, ndërsa vetëm 11.5 milionë doza janë eksportuar deri më tash.

RDIF ka refuzuar të zbulojë se sa shumë doza po shkojnë te shtetet tjera. Deri më 27 prill, më pak se 27 milionë doza të vaksinës Sputnik V janë prodhuar në Rusi.

RDIF ka njoftuar se do të prodhohen 100 milionë doza në bashkëpunim me Hualan Biological Bacerin Inc., duke i shtuar marrëveshjes së nënshkruar në mars për prodhimin e 60 milionë dozave në bashkëpunim me Shenzhen Yuanxin Gene tech Co.

Në nëntor ishte firmosur një marrëveshje tjetër me Tibet Rhodiola Pharmaceutical Holding Co për prodhimin e 100 milionë dozave.

Edhe Rusia do ta prodhojë vaksinën “Sputnik V” në Itali Botë Rusia do ta prodhojë vaksinën “Sputnik V” në Itali

Rusia është “shumë ambicioze dhe e ka të vështirë të përmbush shënjestrat e parapara”, ka thënë Rasmus Bech Hansen, themelues i Airfinity.

Bashkëpunimi me Kinën për të prodhuar Sputnik V mund të jetë situatë fitore-fitore.