Rusia ka firmosur marrëveshje me Italinë për prodhimin e vaksinës anti-COVID, “Sputnik V”. Është kontrata e parë e nënshkruar nga një shtet i BE-së me Rusinë për prodhimin e vaksinës ruse anti-COVID, raporton agjencia AP.
Oda Italiano-Ruse e Tregëtisë ka njoftuar sot marrëveshjen. Marrëveshja është nënshkruar me Adienne Srl, një filiale italiane e një kompanie farmaceutike me seli në Zvicër, dhe Kirill Dmitrievit, shefit ekzekutiv të Fondit Rus për Investime Direkte. Prodhimi i 10 milionë dozave të planifikuara këtë vit pritet të nisë në korrik.
“Procesi inovativ i prodhimit do të ndihmojë të krijohen vend të reja pune”, thuhet nga Oda. Kushtet financiare të marrëveshjes nuk janë bërë publike.
“Sputnik V” nuk është aprovuar ende nga BE-ja, por Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka filluar procesin e rishikimit të vaksinës javën e kaluar.
Autoritetet ruse kanë 20 marrëveshje të ngjashme bashkëpunimi në Evropë si ajo me Italinë dhe vaksina “Sputnik V” është regjistruar në 45 shtete nëpër botë.
-
India aprovon prodhimin e vaksinës ruse "Sputnik V"
-
Rusia, duke u përballur me vonesa, drejtohet nga Kina për prodhim të vaksinës Sputnik V
-
Rusia nis prodhimin e vaksinës së tretë anti-COVID
-
Italia dhe Austria po konsiderojnë përdorimin e vaksinës ruse “Sputnik-V”
-
BE-ja nuk e përjashton përdorimin e vaksinës ruse kundër COVID-19