Italia dhe Austria po kërkojnë përshpejtimin e fushatës së vaksinimit, dhe janë duke konsideruar të marrin edhe vaksinën ruse “Sputnik-V”.
Italia po përshpejton fushatën e vaksinimit dhe nëse është e nevojshme, do të bëhet pa miratimin e Bashkimit Evropian. Vaksina ruse “Sputnik-V”po testohet në Romë, ndërsa BE-ja nuk po zemërohet.
Kryeministri italian Mario Draghi, u shpreh dje: “Kjo ka të bëjë me shëndetin. Nëse bashkëpunimi evropian funksionon, mirë. Nëse jo, atëherë duhet të jemi të gatshëm ta shkojmë vetëm. Ky është pragmatizëm".
Italianët tashmë po kryejnë testet fillestare me vaksinën “Sputnik-V”. Siç njoftoi Nicola Zingaretti, presidenti i rajonit të Lazios në fundjavë, testet e para me vaksinën ruse do të fillonin këtë javë në klinikën Lazzaro Spallanzani, e cila është e specializuar në sëmundjet infektive.
Prandaj, tre shkencëtarë nga Instituti Gamaleja i Moskës do të udhëtojnë në Romë për të kryer teste laboratorike për të studiuar efektivitetin e vaksinës ruse kundër varianteve të virusit britanik, brazilian dhe afrikan jugor.
Edhe
BE-ja nuk e përjashton përdorimin e vaksinës ruse kundër COVID-19
Gjithashtu janë planifikuar teste klinike. Vullnetarëve do t'u jepen doza të “Sputnik-V” në kombinim me vaksinat e pa aprovuara ende nga prodhuesi italian Reithera dhe me vaksinat nga Biontech/Pfizer dhe Moderna.
Me sa duket austriakët gjithashtu flirtojnë me vaksinën ruse anti-COVID. Tashmë ka pasur disa kontakte me Moskën në lidhje me një shpërndarje të mundshme dhe një prodhim të mundshëm në Austri, raporton ORF.