Lifestyle

Rusia kompleton rekrutimin e vullnetarëve për testimin e vaksinës për COVID-19

Rusia ka rekrutuar mjaftueshëm pjesëmarrës për testimin masiv të vaksinës për COVID-19, që njihet si Faza III e testimit, ka thënë kreu i Fondit të Pavarur Investues të Rusisë, që po e mbështet vaksinën, transmeton agjencia Reuters.

“Në më pak se dy javë, 55 mijë vullnetarë janë rekrutuar në Moskë”, ka thënë Kirill Dmitriev, kruesi i Fondit për Investime Direkte të Rusisë.

Rusia ka filluar rekrutimin për atë që e ka quajtur Fazë III të testimeve me 40 mijë vullnetarë, qysh më 26 gusht. Rezultatet fillestare pritet të dalin në tetor apo nëntor të këtij viti.

Rusia është bërë shteti i parë që ka autorizuar një vaksinë për COVID-19. Vaksinën që e ka prodhuar e ka quajtur “Sputnik V” për tregun e jashtëm.