Rusia është duke pritur që të regjistrojë vaksinën e dytë poteniale kundër COVID-19 deri kah mesi i muajit tetor, ka raportuar agjencia e lajmeve “TASS”, duke cituar agjencinë ruse të mbikëqyrjes së sigurisë së konsumatorit “Rospotrebnadzor”.
Vaksina është zhvilluar nga Instituti “Vector”, që ka kompletuar testimet e fazës së parë në njerëz javën e shkuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVaksina pritet të regjistrohet më 15 tetor.
Rusia regjistroi vaksinën e parë kandidate në muajin gusht. Testimet e fazës së fundit, me së paku 40 mijë njerëz të përfshirë, janë duke vazhduar.