Britanikët që i shkelin masat e reja të vetizolimit, shkaku i kontaktit me ndonjë të infektuar me COVID-19 përballen me gjoba deri në 10.000 funte, ka paralajmëruar kryeministri britanik, Boris Johnson.
“Njerëzit që vendosin t’i shpërfillin masat, do të përballen me gjoba të konsiderueshme”, ka deklaruar Johnson, raporton Reuters, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtarët britanikë ndërkohë e kanë bërë të ditur se rregullat e reja, të cilat parashohin vetizolimin e personave që kanë qenë në kontakt me të infektuarit me COVID-19, do të hyjnë në fuqi më 28 shtator.