Kryeministri britanik Boris Johnson ka njoftuar se të gjithë udhëtarët që hyjnë në Britani duhet të bëjnë një test PCR deri në fund të ditës së dytë pas mbërritjes së tyre dhe duhet të izolohen derisa të marrin një rezultat negativ të testit.
Boris Johnson theksoi se ai nuk dëshiron të ndalojë udhëtimet, dhe me këto masa vetëm mund të ngadalësojnë përhapjen e çdo varianti të ri - jo ta ndalojnë atë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi thotë se shpreson se do të jetë në gjendje të heqë masat në një datë të mëvonshme.
Shtetet rreth botës kanë nisur të vendosin masa të udhëtimeve ndaj shteteve afrikane me qëllim që të parandalojnë përhapjen e variantit të ri të COVID-19, të quajtur Omicron. Të dhënat e para tregojnë se ky variant ka potencial që të riinfektojë njerëzit, ka bërë të ditur OBSH-ja të shtunën. Varianti i ri Omicron është raportuar së pari nga Afrika e Jugut më 24 nëntor.