Punëtorët e shërbimeve kritike duhet të ofrojnë çdo ditë testin negativ pas vendimit të ri të Qeverisë britanike.
Kryeministri Boris Johnson pretendon se kështu do të mbrohen stafi i shërbimeve të domosdoshme publike dhe zinxhiri i ushqimit, me qëllim që të shmanget një izolim tjetër pas përhapjes së madhe të variantit të ri tepër infektues, Omicron. Duke folur shkurtimisht para mediave, kryeministri Johnson ka thënë se askush nuk duhet të mendojë se pandemia është afër përfundimit.
Ai ka shtuar gjithashtu se Qeveria ka ndërmend t’i ftojë përsëri mësimdhënësit që kanë lënë profesionin për të plotësuar boshllëkun e krijuar nga individët që janë në vetizolim.
Qeveria britanike nuk ka paralajmëruar masa shtesë, por u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë aktualet.
-
Burnham synon fatura më të ulëta energjie, në lëvizjen e tij të parë si kryeministër
-
Burnham premton ndihmë për koston e jetesës, në fjalimin e parë si kryeministër i Britanisë
-
Si e ndryshon Britania kryeministrin pa zgjedhje të përgjithshme?
-
Qeveria ndryshon sistemin e inspektimeve, masa më të ashpra për bizneset që përsërisin shkeljet
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme