Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka mbrojtur planet e tij për menaxhimin e pandemisë, por ka pranuar se qeveria bëri disa gjëra të gabuara.
Johnsoni ka dëshmuar në procesin hetues që ka nisur në lidhje me menaxhimin e pandemisë dhe refuzimit të tij fillestar për të vendosur masën e izolimit total në fillim të vitit 2020.
Ai ka nisur dëshminë e tij duke kërkuar falje për humbjet që janë shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.
Ndërkohë katër persona kanë shpalosur një pankartë në të cilën shkruhej: “Të vdekurit nuk mund të dëgjojnë kërkimfaljet tuaja”, por Gjykata nuk i ka transmetuar këto pamje.
Në mesin e atyre që po presin përgjigje nga ky hetim janë familjet e më shumë se 230 mijë personave që kanë vdekur nga koronavirusi në Britani të Madhe.
-
Johnsoni po hetohet për shkelje të masave të pandemisë
-
Skandali i ahengjeve, Johnsoni qëllimisht mashtroi Parlamentin britanik
-
Johnsoni, shoumeni i politikës britanike
-
Johnson dorëhiqet pasi mashtroi Parlamentin britanik
-
Burnham thotë se është i gatshëm t’i kundërvihet Trumpit për interesat e Britanisë