Njerëzit me COVID-19 më nuk do ta kenë të detyruar legalisht që të izolohen në Angli prej javës së ardhshme, ka bërë të ditur Qeveria britanike. Masat janë pjesë e planit për të jetuar me COVID-in, në kuadër të të cilit pritet të hiqet edhe kërkesa për testim për koronavirus.
Kryeministri Brois Johnson ka thënë se heqja legale e kufizimeve do të heqë të gjitha kufizimet për liritë e qytetarëve pasi vlerësohet se virusi është përhapur në mënyrë masive. Ky plan pritet t’i paraqitet edhe Parlamentit të hënën.
Johnson ka thënë gjithashtu se ka ardhur koha që të kthehet besimi në mesin e qytetarëve. Megjithatë u ëhstë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen individualisht të përgjegjshëm për veprimet e tyre edhe kur të hiqen masat e detyrueshme. Ndërkohë të dielën është konfirmuar se Mbretëresha Elizabeta e Dytë po përjeton shenja të buta COVID-i pasi ka dalë pozitive në testin për koronavirus. Megjithatë, ajo do të vazhdojë t’i kryejë të gjitha detyrat e fronit.
-
Masat anti-COVID në Angli mund të përfundojnë këtë muaj
-
Anglia heq gati të gjitha kufizimet kundër koronavirusit
-
Ekspertët paralajmërojnë rritjen e frikshme të rasteve në Britani
-
Anglia zbut masat ndaj COVID-19, i lejon përqafimet
-
Me gjithë heqjen e izolimit tremujor, kryeministri britanik kërkon kujdes