Britania duhet të përgatitet për një deri në dy milionë raste me COVID-19 pas heqjes së masave në javët e ardhshme, sipas parashikimit të ekspertëve.
Pavarësisht se fushata e vaksinimit ka qenë e shpejtë dhe numri i të infektuarve dhe shtrimeve në spital ka shënuar rënie, Britania pritet të ketë rritje të rasteve gjatë javëve në vijim.
Kryeministri britanik Boris Johnson do të njoftojë heqjen e masave kufizuese kundër koronavirusit më 19 korrik, të cilën ai e ka cilësuar si “Dita e Lirisë”.
Mesazhi i Johnsonit për bashkëqytetarët e tij do të përqendrohet në ndjenjën e përgjegjësisë individuale përtej masave të njoftuara nga qeveria. Britanikët pritet të mbajnë maska në ambientet e brendshme edhe pas “Ditës së Lirisë”.
Me 19 korrik, distancimi shoqëror do të marrë fund dhe të gjitha klubet e natës do të hapen, gjithashtu maskat nuk do të jenë të detyrueshme për personat e vaksinuar plotësisht.
-
COVID-19 në Britani arrin shifra rekorde, pothuajse 5 mln banorë të infektuar
-
Anglia nuk do t’u kërkojë të izolohen të infektuarve me virus
-
Britania synon heqjen e masave kufizuese ndaj COVID-19
-
“Dita e lirisë” nën hije të shtimit të rasteve me COVID-19
-
Anglia heq gati të gjitha kufizimet kundër koronavirusit