Kryeministri britanik, Boris Johnson, po përballet me zërat kundërshtarë, më të mëdhenj që nga koha kur ishte zgjedhur në krye të Britanisë së Madhe.
Kjo për masat e reja anti-COVID që pritet të merren, duke obliguar pajisjen me leje vaksinimi për të hyrë në ambiente të mëdha, si klubet e natës.
Një gjë e tillë po kundërshtohet nga deputetë konservatorë, ku 70 prej tyre pritet të votojnë kundër këtyre masave.
Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se është e shqetësuar me përhapjen e variantit Omicron të koronavirusit.
Laburistët kanë shprehur përkrahje ndaj këtij vendimi që pritet të futet në fuqi të mërkurën, derisa priten të votohen edhe një varg çështjesh, që kanë të bëjnë me koronavirusin.
Varianti Omicron është duke u përhapur me shpejtësi të madhe në Evropë e më së shumti në Britaninë e Madhe. Kështu kanë bërë të ditur shkencëtarët anglezë në një studim të kryer, duke theksuar se Omicroni mund t'ia kalojë variantit Delta me përhapje, nga mesi i dhjetorit, në rast se shkon ky trend i shtimit të rasteve. /ap
-
Burnham premton ndihmë për koston e jetesës, në fjalimin e parë si kryeministër i Britanisë
-
Oksfordi fillon provën e parë të vaksinës për variantin Bundibugyo të Ebolës
-
Burnham gati të bëhet kryeministri i Britanisë, merr mbështetjen e shumicës së laburistëve
-
Britania ndalon mediat sociale për nën 16-vjeçarët
-
Starmerin pritet ta sfidojë të enjten sekretari i tij i Shëndetësisë, Wes Streeting