Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Irlanda e kënaqur edhe me barazim ndaj Kosovës

Heimir Hallgrimsson

Artikull i përditësuar -  Përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrimson, ka thënë se do të ishte i kënaqur edhe me një barazim ndaj Kosovës.

“Jo, padyshim që do të jetë një ndeshje e vështirë për ne, të gjithë e dimë këtë. I kemi analizuar mjaft mirë dhe i kemi shqyrtuar pikat e tyre të forta, të cilat i kanë shumë. Do të ishim të lumtur të fitonim këtu me një barazim, ndeshja e parë e një turneu. Sigurisht, gjithçka varet nga mënyra se si luajmë. Mendoj se lojtarët janë gati për këtë. Sigurisht, duhet të përqendrohemi në lojën kundër tyre. Kjo është një detyrë e vështirë për momentin. Por kur bëhet fjalë për ndeshjen, do të jemi plotësisht të gatshëm për atë që do të vijë”, ka thënë ai në konferencë.


Përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrimson, ka vlerësuar përfaqësuesen e Kosovës, në prag të ndeshjes në “Fadil Vokrri” në Ligën e Kombeve.

“Duke e njohur Kosovën për kaq shumë kohë, ne luajtëm kundër Islandës në ditët e para të ekipit kombëtar. Ishte e vështirë për analistin në atë kohë, kishte lojtarë të rinj që vinin. Para së gjithash, jam impresionuar duke parë rritjen nga viti 2016, kur ishin të 190-të në renditjen e FIFA-s, sot janë në vendin e 78-të, kështu që kjo është një rritje e jashtëzakonshme. Shumë mirë për shoqatën këtu për mënyrën se si i kanë zhvilluar lojtarët e tyre”, ka thënë ai në konferencën për shtyp të mërkurën.


Selektori i Irlandës kërkon kujdes ndaj Muriqit

Edhe Deklarata e bujshme e selektorit të Irlandës, reagon Izraeli Futboll Deklarata e bujshme e selektorit të Irlandës, reagon Izraeli

Selektori i Irlandës, Heimir Hallgrimson, i ka bërë thirrje ekipit të tij për kujdes nga superylli i Kosovës, Vedat Muriqi.

“Vedat Muriqi ka shënuar 32 gola në 68 ndeshje dhe ka shtatë gola në 10 paraqitje për Fenerbahçen deri më tani këtë sezon. Por ka edhe lojtarë tjerë që kërkojnë vëmendje, pasi janë lojtarë cilësorë”, ka thënë Hallgrimson.


Hallgrimsson falënderon irlandezët për mbështetjen

Përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrimsson, ka falënderuar irlandezët për mbështetjen që ka marrë pas deklaratave të fuqishme për ndeshjet ndaj Izraelit.

Hallgrimsson deklaroi ditë më parë se “ne nuk po luajmë me gjenocidin, ne po luajmë kundër gjenocidit - ne po luajmë kundër Izraelit, nuk po luajmë me Izraelin”.

Federata Izraelite e Futbollit i cilësoi komentet e selektorit të Irlandës “të papranueshme”.

Më shumë se 160 sportistë irlandezë kanë nënshkruar një letër të hapur të organizatës “Sporti irlandez për Palestinën”, duke bërë thirrje për bojkotim të ndeshjeve me Izraelin.

Edhe “Federata irlandeze do të pendohet që lejoi ndeshjet me Izraelin” Futboll “Federata irlandeze do të pendohet që lejoi ndeshjet me Izraelin”

Protestuesit u mblodhën gjithashtu jashtë hotelit të ekipit në Dublin të hënën në mbrëmje, duke u bërë thirrje lojtarëve të bojkotojnë ndeshjet.

“Sigurisht që jemi mirënjohës për mbështetjen që kemi. Ajo që thashë javën e kaluar e ka larguar vëmendjen nga ndoshta ajo që është më e rëndësishmja, ne po luajmë një ndeshje të rëndësishme kundër Kosovës. Ndoshta nuk ishte e zgjuar nga ana ime ta tërhiqja vëmendjen në këtë mënyrë. Duhet të jemi të përqendruar te ndeshja. Por për t'iu përgjigjur pyetjes, jemi mirënjohës për gjithë mbështetjen që marrim. Është një kohë e vështirë”, ka thënë Hallgrimsson në konferencën për shtyp në Prishtinë para ndeshjes me Kosovën.