Përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrimsson, ka falendëruar irlandezët për mbështetjen që ka marrë pas deklaratave të fuqishme pë ndeshjet ndaj Izraelit.
Hallgrimsson deklaroi ditë më parë se “ne nuk po luajmë me gjenocidin, ne po luajmë kundër gjenocidit - ne po luajmë kundër Izraelit, nuk po luajmë me Izraelin”.
Federata Izraelite e Futbollit i cilësoi komentet e selektorit të Irlandës “të papranueshme”.
Више од 160 ирских спортиста потписало је отворено писмо организације „Ирски спорт за Палестину“, у којем позивају на бојкот утакмица са Израелом.
Protestuesit u mblodhën gjithashtu jashtë hotelit të ekipit në Dublin të hënën në mbrëmje, duke u bërë thirrje lojtarëve të bojkotojnë ndeshjet.
“Sigurisht që jemi mirënjohës për mbështetjen që kemi. Ajo që thashë javën e kaluar e ka larguar vëmendjen nga ndoshta ajo që është më e rëndësishmja, ne po luajmë një ndeshje të rëndësishme kundër Kosovës. Ndoshta nuk ishte e zgjuar nga ana ime ta tërhiqja vëmendjen në këtë mënyrë. Duhet të jemi të përqendruar te ndeshja. Por për t'iu përgjigjur pyetjes, jemi mirënjohës për gjithë mbështetjen që marrim. Është një kohë e vështirë”, ka thënë Hallgrimsson në konferencën për shtyp në Prishtinë para ndeshjes me Kosovën.