Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

India shënon krizën ekonomike më të rëndë në dekada

Ekonomia e Indisë ka rënë për 23.9 për qind brenda tremujorit të dytë, tregohet nga të dhëna zyrtare.

Vendi ka shënuar tkurrjen më të madhe për dekada, pas izolimit të më shumë se dy muajve, i cili i solli krizë ekonomike, raporton BBC.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekonomia e Indisë veçse ishte në rënie nga humbjet e punës, kërkimi i ulët për punë dhe një shumë e madhe e borxhit, kur shpërtheu koronavirusi aty, transmeton KOHA. Masat që u morën për të kontrolluar pandeminë, rritën më shumë papunësinë dhe mbyllën bizneset e vogla.

Ekspertët frikësohen se India po ballafaqohet me recesion, edhe pse një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm nëse raporton për tkurrje ekonomike edhe në tremujorin e ardhshëm, për të cilën thonë se ka shumë gjasa që të ndodhë.