Përpjekjet për rikuperim po vazhdojnë në qytetin brazilian të Mimoso do Sulit, pas përmbytjeve vdekjeprurëse që përfshiu juglindjen e vendit. Shirat e dendur sollën përmbytje dhe rrëshqitje dheu, të cilat lanë të paktën 23 njerëz të vdekur në të gjithë shtetet e Rio de Zhaneiros dhe Espírito Santos.
Një total prej 15 vdekjesh u regjistruan në Espirito Santo, përfshirë 13 në Mimoso do Sul, një qytezë 74 kilometra në jug të kryeqytetit të shtetit Vitoria. Reshjet shkaktuan vërshimin e lumit Muqui do Sul, duke mbushur me ujë e baltë nëpër rrugët e qytetit.
E guvernatori i shtetit, Renato Casagrande, ka theksuar se situata është kaotike dhe se Mimoso nue ka përjetuar kurrë përmbytje të tilla.
Artikuj të ngjashëm
-
Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar në Venezuelë, numri i viktimave ka arritur në afro 1.500
-
Shkon në 1430 numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë
-
Arrin në 920 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
-
Arrin në 589 numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë
-
Venezuela vazhdon përpjekjet për nxjerrjen e njerëzve të ngecur nën rrënoja