Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

21 të vdekur pas një stuhie të fortë në Brazil

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën në Brazilin jugor pas një stuhie të fortë që shkaktoi përmbytje në disa qytete, thanë autoritetet, shkruan The Guardian.

Guvernatori i Rio Grande do Sul, Eduardo Leite, ka thënë se numri i vdekjeve është më i larti në shtetin brazilian për shkak të ngjarjeve klimatike.

Ai ka thënë se rreth 60 qytete u prekën nga stuhia, e cila u klasifikua si një ciklon ekstratropik.

Leite ka shtuar se 15 nga vdekjet ndodhën në një shtëpi në Mucum, një qytet me rreth 50 mijë banorë. Mbi 1600 persona kanë mbetur pa shtëpi.

Pamjet televizive treguan familjet duke kërkuar ndihmë teksa lumenjtë vërshonin shtëpitë e tyre.

Edhe Tetë të vdekur e 21 të zhdukur nga reshjet e mëdha në Brazil Botë Tetë të vdekur e 21 të zhdukur nga reshjet e mëdha në Brazil

Bashkia në Mucum rekomandoi banorët që të kërkojnë furnizime për nevojat e tyre për 72 orët e ardhshme.

Rio Grande do Sul u godit nga një tjetër ciklon ekstratropikal në qershor, duke lënë të vdekur 16 njerëz dhe duke shkaktuar shkatërrime në 40 qytete, shumë prej tyre pranë kryeqytetit Porto Alegre.