Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmi në shisha-bar në Shtutgart, lëkund sigurinë e gjermanëve

Policia gjermane ka nisur hetimet për një sulm me armë ndaj një shisha-bari në qytetin e Shtutgartit.

Lokali u sulmua në kohën sa ishte i mbyllur, por rasti ndodhi pak ditë pasi një person me qëndrime ekstreme vrau nëntë persona në Hanau, shumica prej tyre të komunitetit turk.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vrasjet në këtë qytet ndodhën pesë muaj pasi një person me pikëpamje antisemite hapi zjarr në një sinagogë, duke lënë të vdekur dy persona.

Hanau, një qytet i vogël në Gjermaninë Perëndimore, e konsideronte veten si vend tolerance. Kështu mendohej para sulmit të javës së kaluar, transmeton KTV.

43-vjeçari Tobias R. bëri kërdi në zemër të një rajoni që krenohet me diversitetin dhe tolerancën. Viktimat nuk vinin nga komuniteti i të porsaardhurve.

Ata nuk kishin prejardhje nga vendet si Siria, refugjatët e së cilës zemëruan të djathtën ekstreme në Gjermani.

Ishin kryesisht qytetarë gjermanë nga familje me prejardhje turke dhe kurde, që për breza me radhë jetojnë në Gjermani.

E sulmi kishte efekt më të madh se thjesht tronditja e menjëhershme në Gjermani.

Ka nxitur frikën dhe drojën se asnjë pjesë e vendit nuk është imune ndaj potencialit për dhunë që ka shënuar rritje me ngritjen e së djathtës ekstreme të zemëruar prej shoqërisë gjermane në ndryshim.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas sulmit ka thënë se ekstremizmi është helm që po e helmon tërë shoqërinë gjermane.