Tetë persona kanë mbetur të vrarë dhe pesë tjerë janë plagosur, pasi që një sulmues ka hapur zjarr mbi një shisha-bar në qendër të qytetit gjerman, Hanau, në afërsi të Frankfurtit, mesnatën e së mërkurës.
Mediet lokale gjermane kanë raportuar njëkohësisht për të shtëna tjera, në një pjesë tjetër të këtij qyteti.
Sipas zyrtarëve, të dyshimtit janë në arrati, raporton gazeta gjermane “Bild”.
Hanau, në landin gjerman të Hessenit, ndodhet rreth 25 kilometra në lindje të Frankfurtit.
Sipas policisë, motivi për të shtënat mbetet i paqartë.
Breaking: BILD is reporting that 8 people are dead following a mass shooting in Hanau, Germany. Reports indicate that the shooting(s) took place in the vicinity of at least one hookah bar. pic.twitter.com/tWG7yiqtTU
— PM Breaking News (@PMBreakingNews) February 19, 2020
-
Pesë të vrarë nga të shtënat me armë në Gjermani
-
Sulmi në shisha-bar në Shtutgart, lëkund sigurinë e gjermanëve
-
11 të vdekur nga sulmet në Gjermani, i dyshuari gjendet i vdekur në apartamentin e tij
-
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani me 6 të vdekur
- Të shtëna e shpërthime të fuqishme në Munchen, një i vdekur